Sport

Partizani i fiksuar me trajnerët italianë, rikthen në stol një njohje të vjetër

2 Janar 2020, 20:26 Nga DOSJA
Partizani i fiksuar me trajnerët italianë, rikthen në stol

TIRANË- Partizani e ka nisur merkaton e janarit në gjetjen e një trajneri të denjë për të udhëhequr “demat” deri në përfundim të kampionatit.

Adolfo Sormani është parë nga drejtuesit si profili më i duhur dhe kanë përzgjedhur italianin si trajnerin më të ri, zyrtarizimi ende nuk është bërë por palët janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen.

Sormani e drejtoi Partizanin në vitin 2016-të por aventura e tij nuk shkoi mirë pasi u shkarkua për rezultate të dobëta vetëm katër muaj sa ishte ulur në stol.

Pas shkarkimit nga Partizani, Sormani drejtoi Vejlen në Danimarkë ku qendroi rreth 2 vjet në krye.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alfonso sormani trajneri i ri i partizanit alfonso sormani trajneri i ri i partizanit

Sondazh

Poll