Sport

Çështja Haaland: Ja sa shpenzoi Dortmund për komisionin e Raiola-s dhe babait të lojtarit

30 Dhjetor 2019, 14:35 Nga DOSJA
Çështja Haaland: Ja sa shpenzoi Dortmund për komisionin e

ITALI– Erling Haalnd, ishte pranë Juventusit madje në Itali e bën fakt të kryer kalimin e sulmuesit në Torino, por goditja e Borussia Dortmund dogji konkurencën e gjysmës së Europës, gjermanët luajtën kartën Mino Raiola, ekipi nga Dortmundi nuk është se joshi Salzburgun me një mal me para, por bindi agjentin e famshëm për pjesën e komisionit.

22 milionë euro shkuan në arkën e skuadrës austriake, ndërsa Raiola nga ky transferim përfitoi 15 milionë euro, shifër goxha e lartë për një lojtar që ende nuk i ka mbushur 20 vjeç. Sipas “Tuttosport” është dhënë e një komision shumë i lartë për babain e lojtarit, pikërisht 8 milionë.

Ndërkohë që Haaland do të qendrojë në Dortmund për 5 vite dhe paga e tij neto do të shkojë në 40 milionë euro. Një lëvizje alla Raiola, pasi kujtojmë këtu se agjenti bëri të njëjtën gjë edhe me De Ligt, ku Juventus kënaqi financiarisht Raiolën për të nxjerr jashtë loje Barcelonën.

(e.c/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport erling haland mina raiola erling haland mina raiola

Sondazh

Poll