Sport

E FUNDIT/ Juventus, gati të blíndojë Ronaldon edhe për disa vite të tjera

31 Dhjetor 2019, 19:20 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Juventus, gati të blíndojë Ronaldon edhe për

ITALI-Juventus po planifikon t’i rinovojë kontratën Cristiano Ronaldo-s, deri në vitin 2023. Klubi bardhezi ka dëshirë ta mbajë lojtarin edhe për tri vite të tjera në Torino.

Daily Mail thekson se zërat për rinovimin e kontratës u shtuan gjatë ceremonisë së fundit të “Globe Soccer Aëards” ku Ronaldo u shpall “Lojtari më i mirë i vitit 2019”. Mësohet se lojtari ka diskutuar me menaxherin e tij Horge Mendes.

Ai ka premtuar se do të luajë me rendimet të lartë edhe kur t’i afrohet moshës 40-vjeç. Ronaldo do të përfitojë plot 35 milionë euro në sezon. Ndërsa mësohet se kontrata e re do të firmoset gjatë pranverës së 2020.

Nëse Ronaldo firmos kontratën e re deri në 2023 atëherë portugezi pritet ta mbyllë aventurën me klubin bardhezi në moshën 38 vjeç

Burimi: Dailymail 

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll