Sport

Guardiola është “mbreti” i fitoreve në Premier League

30 Dhjetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Guardiola është “mbreti” i fitoreve në Premier League

ANGI– Manchester City e ka  gati te  pamundur të rikthehet në garë për titull, megjithatë “Qytetarët” mposhtën 2-0 Sheffield United, ndërsa Pep Guardiola ka shënuar një tjetër rekord.

 Me fitoren 2-0, pas 134 ndeshjesh në Premier League, trajneri i Manchester City ka arritur fitoren e 100-të në karrierën e tij në kampionatin anglez, duke përmirësuar rekordin që mbahej nga José Mourinho (100 fitore pas 142 ndeshjesh).

Pep Guardiola është bërë trajneri më i shpejtë që arrin 100 suksese në Premierligë. Tjetër teknik në listë është Jurgen Klopp i Liverpoolit, i cili arriti fitoren e 100-të  në ndeshjen e tij të 159-të kundër Everton.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport pep guardiola shifrat e fitoreve pep guardiola shifrat e fitoreve

Sondazh

Poll