Sport

Zbardhet agjenda, Kukësi me tre miqësore luksi në Turqi

2 Janar 2020, 10:43 Nga DOSJA
Zbardhet agjenda, Kukësi me tre miqësore luksi në Turqi

Pas mbylljes së vitit 2019-të në vendin e parë, tani Kukësi do të duhet të vrapojë akoma më shumë për të mbajtur ritmin e kryesuesit.

Verilindorët do të udhëtojnë drejt Antalia-s më datë 4 janar, për të zhvilluar fazën përgatitore, ku në te janë programuar për t’u zhvilluar edhe tre miqësore luksi.Ndeshjen e parë Kukësi do e zhvillojë më 7 janar perballë Trabzonspor, aty ku luan kosovosri Avdiaj.

Ndërkohë,katër ditë më vonë, ekipi i Duros do të luajë ndaj Yeni Malatyaspor edhe ky kundërshtar turk.Ndeshjet miqësore do të mbyllen në datën 15 janar, ku përballë verilindorëve do të jetë skuadra rumune e Politeknika Iashit.

(E.Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ekipi i kukësit kukësi miqësore luksi turqi ekipi i kukësit kukësi miqësore luksi turqi

Sondazh

Poll