Sport

FOTO/ Balotelli mbetet i pandreqshëm, feston dhe parkon makinën te komshinjtë

1 Janar 2020, 20:45 Nga DOSJA
FOTO/ Balotelli mbetet i pandreqshëm, feston dhe parkon makinën te

Mario Balotelli u rikthehet përsëri telasheve. Në orët e para të mëngjesit pasi kishte festuar natën e ndërrimit të viteve, Balotelli pësoi një incident me makinë.

Sipas mediave italiane, të cilat kanë postuar foto të makinës FIAT 500 të sulmuesit, ai është kthyer vonë dhe ka ngatërruar hyrjen, duke shkuar në vend të shtëpisë tij, te ajo e komshiut. Baloteli ka përplasur makinën në derën hyrëse të oborrit, duke shkatërruar pjesën e përparme të automjetit, por fatmirësisht pa dëmtime për të.

Për çudinë e të gjithëve, sulmuesi i Breshias nuk ka zhvendosur makinën por është ulur prej saj dhe është kthyer në këmbë në banesën e tij, për të fjetur.

Ndërkohë, makina ka mbetur e parkuar para derës së komshiut dhe është dashur ndihma e një karroatreci për ta lëvizur nga aty, pasi Baloteli vetë po flinte në shtëpinë e tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport itali mario balotelli itali mario balotelli

Sondazh

Poll