Sport

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, presidenti Duka: Ai fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportadëshve shqiptar

31 Dhjetor 2019, 10:51 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares, presidenti Duka: Ai fitoi zemrat

Tiranë– Sot, në orët e para të mengjesit është ndarë nga jeta ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Shyqyri Rreli.Një ngjarje e trishtë, ndërsa jemi në prag të ndërrimit të viteve. Homazhet zhvillohen sot në orën 12:00 deri në orën 14:00, në stadiumin “Air Albania”.Lajmin për ndarjen të Shyqyri Rrelit e dha vetë kreu i FSHF-së Armand Duka në profilin e tij “instagram”.

Ja çfarë shkruan Duka:

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, në këtë mëngjes të fundit të vitit 2019, po ndaj me ju lajmin e trishtë se ish-trajneri i Kombëtares, Shkëndijës dhe Tiranës, Profesor Shyqyri Rreli, është ndarë nga jeta. Profesor Rreli do të ngelet përherë në memorien time si një nga trajnerët më të sukseshëm shqiptar. Një figurë e madhe e Tiranës dhe Shqipërisë që me urtësinë, qetësinë dhe komunikimin e shkëlqyer fitoi zemrat e të gjithë lojtarëve dhe sportadëshve shqiptar. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të progresit të futbollit shqiptar, duke qëndruar gjithmonë larg sherreve dhe debateve të kota. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara. Prehu në paqe Profesor”, shkruan Duka.

Foto të Shyqyri Rrelit.

I lindur më 18 maj të vitit 1930, Rreli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Dinamo, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin. Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989.Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi ndër 8 më të mirat në EURO 1984. Ai eshtë nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka ndahet nga jeta shyqyri rreli armando duka ndahet nga jeta shyqyri rreli

Sondazh

Poll