Sport

Gafa e Pep Guardiolës, zbulon “sekretin” se Haaland është bërë baba...

Pep Guardiola do të mundohet ta mbajë më mirë gjuhën herën tjetër!

30 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Gafa e Pep Guardiolës, zbulon “sekretin” se Haaland

ANGLI - Ishte një fundjavë emocionuese për Erling Haaland dhe Manchester City. ‘Skyblues’ fituan 2-0 në Leicester në ndeshjen e 19-të të Premier League, duke i dhënë fund një periudhe dyshimi për skuadrën, me një fitore në 13 ndeshje në javët e fundit.

Nëse performanca solide e Erling Haaland, duke shënuar me kokë, kontribuoi në këtë sukses, ishte edhe një deklaratë e papritur e Pep Guardiola, në konferencën e shtypit pas ndeshjes që tërhoqi gjithë vëmendjen.

“Ishte shumë emocionuese për të”

Teksa komentonte ndeshjen e kolosit norvegjez, Guardiola zbuloi rastësisht se Haaland ishte bërë baba për herë të parë. "Erling është keqvlerësuar ndonjëherë, por kjo është pjesë e futbollit.

Ai është i lodhur, ka luajtur shumë minuta. Ai është bërë baba për herë të parë ditët e fundit, gjë që ka sjellë shumë emocione. Ka qenë shumë emocionuese për atë”,- tha tekniku katalanas.

Ky njoftim vjen, ndërkohë që ende nuk e kishte zyrtarizuar lajmin personi kryesor i interesuar, i cili mbetet shumë diskret për jetën e tij private. Pep Guardiola do të përpiqet t'i mbajë më mirë sekretet e tij të ardhshme!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll