Sport

Juventus - Fiorentina ndërpritet… për shkak të thirrjeve raciste

Takimi mes Juventusit dhe Fiorentinës (2-2), këtë të dielë në Serinë A, u ndërpre për një kohë të shkurtër, pas thirrjeve të natyrës diskriminuese që synonin sulmuesin Dushan Vlahovic.

30 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Juventus - Fiorentina ndërpritet… për shkak të thirrjeve

ITALI - Gjyqtari Maurizio Mariani ndërpreu për pak kohë ndeshjen mes Juventusit dhe Fiorentinës (2-2) këtë të dielë, pas shtatë minutash lojë, mjaftueshëm sa për një mesazh ndaj shikuesve që të ndalonin thirrjet e tyre raciste dhe diskriminuese që synojnë Dushan Vlahovicin nga tribunat e Allianz Stadium.

Në nëntor 2023, Fiorentina u sanksionua me një mbyllje të tribunës për një ndeshje të pezulluar, për shkak të thirrjeve raciste, që synonin tre lojtarë të Juventusit, duke përfshirë edhe Vlahovicin, një ish-lojtar i "Violës".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...