Sport

ZYRTARE/ Fabio Cannavaro, trajneri i ri i Dinamo Zagrebit…

Ish-mbrojtësi italian Fabio Cannavaro u emërua këtë të dielë trajner i Dinamo Zagrebit, katër herë kampionët kroatë në fuqi, por që ka më shumë vështirësi këtë sezon.

30 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Fabio Cannavaro, trajneri i ri i Dinamo Zagrebit…

KROACI - Një “Top i Artë” mbërrin në pankinën e Dinamo Zagrebit. Fituesi i trofeut prestigjioz në vitin 2006, Fabio Cannavaro u emërua trajner i klubit në kryeqytetin kroat këtë të diel. Kampion i katër sezoneve të fundit, Dinamo aktualisht zë vendin e tretë zhgënjyes, shtatë pikë prapa liderit Rijeka.

Fabio Cannavaro zëvendëson Nenad Bjelicën, i shkarkuar nga drejtuesit e klubit, i cili po ashtu, është në vendin e 24-të në fazën e Ligës C1.

Pas eksperiencave në Kinë (Guangzhou Evergrande, Tianjin Quanjian), në stolin e kombëtasres kineze për 2 ndeshje dhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr), kampioni i botës i vitit 2006, pati periudha të shkurtra në stolat e Benevento (17 ndeshje në 2022- 2023) dhe Udinese (6 ndeshje në 2024 në fund).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Dhjetor 2024, 18:50

Liga 1 “thumbon” Cristiano Ronaldon…

FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...