Sport

VIDEO/ NBA, historia e vëllezërve Holiday, luajtën në të njëjtën sfidë

30 Dhjetor 2019, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO/ NBA, historia e vëllezërve Holiday, luajtën në

SHBA- Sfida mes New Orleans dhe Indiana Pacers, do të mbahet mend në NBA. Tre vëllezrit Holiday shkruajtën historinë pasi luajtën në të njëjtën sfidë. Aron Holidej ishte pjesë e Pacers, ndërsa Xhru dhe Xhastin ishin tek skuadra e Pelicans e cila fitoi edhe ndeshjen me rezultatin 120-98, por Aron Holidej fitoi duelin individual pasi ishte shënuesi më i mirë në parket me 25 pikë të shënuara.

Një tjetër fakt kurioz në këtë ndeshje është se të tre vëllezërit përkuan që të ishin në të njëjtën kohë në parket në momentin kur kishin mbetur 4 minuta  nga fundi I periodës së tretë. ‘Është një bekim-u shpreh Shon Holidej, babai i tre vëllezërve, nuk mund ta përshkruash ndryshe, nuk mund të gjesh fjalët më të mira për këtë.

Teksa i shihja të rriteshin, nuk e imagjinoja se do të ndodhte dicka si kjo e kësaj mbrëmje, që ata të luanin në të njëjtin nivel në aspektin professional, është dicka befasuese’, u shpreh babai i tre basketbollistëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport basketbollistet ne shba nba vellezerit holida basketbollistet ne shba nba vellezerit holida

Sondazh

Poll