Aktualitet

Tërméti u shkatërrói banesat/ 6 familje në Kurbin kalojnë netët e ftohta në çadër, e moshuara ngrohet në kasollen e r

2 Janar 2020, 16:36 Nga DOSJA
Tërméti u shkatërrói banesat/ 6 familje në Kurbin

KURBIN- Fshati Zhejë në Kurbin, i cili u godit nga tërméti i 26 Nëntorit, një pjesë e banorëve kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në çadra. Banesa e familjes së Kastriot Palokës u shkatërrua plotësisht, si dhe  6 familje po kalojnë netët e ftohta në çadra.

Një tjetër familje ndodhet aty pranë, ku e zonja e shtëpisë ndodhet e sëmurë, si dhe një e moshuar, e cila ngohet në kasollen e bagëtive të restauruar, në të cilën era futet lehtë duke ia vështirësuar jetesën të moshuarës. Ndërsa, një çift  të moshuarish në fshatin Zhejë,  Pjetër Rrika jeton vetëm me bashkëshorten në çadër, ku jetesa e tyre është  mjaft e vështirë në këto ditë të ftohta dimri dhe acari.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familjet ne çadra kurbin tragjedia e 26 nëntorit familjet ne çadra kurbin tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2020, 15:47

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej po...