Aktualitet

FOTOT/ Porositi kafe dhe vdiq, të afërmit e të riut që humbi jetën në Përrenjas: Sonte je pa frymë, mbrëmë dëfryem…

2 Janar 2020, 16:28 Nga DOSJA

LIBRAZHD- Vdekja e 24-vjeçarit, Meleq Allidri, në mënyrë të papritur në njësinë administrative Rrajcë në Përrenjas ka prekur miqtë dhe familjarët e tij. I riu ndërroi jetë menjëherë pasi porositi një kafe në një bar-kafe në zonë, ndërkohë që të afërmit e tij, shkruajnë në rrjetet sociale, se jo më larg se dje, ata kanë dalë bashkë dhe kanë dëfryer.

“Më mori malli që tani për ty! Shpreha] dëshirën të të përqafoj, edhe pse sonte ti je pa frymë! Askush se pranon humbjen tënde. Ku ka kjo tokë njerëz të mirë sa ty? Të bëri zoti përvete! Me siguri të ka zgjedhur vend të mirë. Ishe plot jetë, kishe një energji për t’u marrë shembull! U prehsh në paqe, o shpirt flori!”-shkruan një e afërme e Allidrit.

Një tjetër shkruan: Naj preve krat o vlla…kuuuuuuurrrrr sdo të të harrojmë o flori.

Me fjangon e zisë, një tjetër shkruan: Si na ike kshu o vlla. Ca është kjo jet kshu, mbrëmë dëfryem qeshëm edhe sot ike na le me lot në sy. Qofsh i xhenetit, nuk do të të harroj kurrë vlla.

Meleq Allidri humbi jetën në rrethana të çuditshme. Ai pësoi arrest kardiak pasi porositi një kafe në një bar kafe, ndërkohë që dyshohet se shkak për vdekjen mund të jenë bërë temperaturat e ulëta.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet meleq allidri vdekje ne perrenjas meleq allidri vdekje ne perrenjas

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2020, 15:47

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej po...