Aktualitet

2 Janar 2020, 15:47 Nga DOSJA

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej politikës, e cila na qeveris.

Ikja në masë i të rinjve shqiptarë është kthyer në një problem shqetësues, pasi vendi ynë rrezikon të mbetet pa krah pune dhe nga ana tjetër popullsia jonë të shkojë drejt  plakjes.

Kim Mehmeti shprehet në postimin e tij se të rinjtë shqiptarë nuk po ikin nga vendlindja prej varfërisë , por prej politikës. Të rinjtë shqiptarë janë larguar kryesisht drejt Gjermanisë dhe shumë shprehen se nga vendi ynë ka ikur ‘’truri’’ dhe se e ardhmja që e pret Shqipërinë nuk është e mirë sepse rinia ka ikur.

Postimi i plotë i Kim Mehmetit: 

Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kim mehmeti largimi i te rinjve politika shqiptare kim mehmeti largimi i te rinjve politika shqiptare

Sondazh

Poll