Aktualitet

Rrahin barbarisht 32-vjeçarin në Itali, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

2 Janar 2020, 13:12 Nga DOSJA
Rrahin barbarisht 32-vjeçarin në Itali, arrestohen dy

ITALI- Policia italiane  ka vënë në pranga dy vëllezërit shqiptarë 27 dhe 33 vjeç, pasi këto dy të fundit kanë dhunuar një 32-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në nje lokal në zonën e Reggio Emilia-s. Më pas dy shqiptarët janë larguar nga vendngjarja, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dy vëllezërit shqiptarë i kanë zënë pritë 32-vjeçarit në ambjentet e një klubi nate në orët e para të mëngjesit duke e rrahur barbarisht.

Sapo i riu ka dalë nga lokali, dy vëllezërit e kanë sulmuar rëndë me  shkelma dhe grushta në rrugë.

Menjëherë ky rast dhune u raportua nga disa kalimtarë, e më pas 32-vjeçari u dërgua në spital.

Duke qenë se kishte fraktura në kockat e hundës dhe disa shenja në trup, sipas mjekëve të riut të dhunuar do t’i duhen 25 ditë të shërohet nga dëmtimet që ka marrë.

Burimi:ilmessaggero

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare vëllezrit shqiptarë rrahin italianin arrestohen dy shqiptare vëllezrit shqiptarë rrahin italianin

Sondazh

Poll