Aktualitet

Shënohen viktimat e para për 2020-ën, makina përplas për vdekje dy këmbësorët në Tiranë. Policia arreston dy shoferët

2 Janar 2020, 14:25 Nga DOSJA
Shënohen viktimat e para për 2020-ën, makina përplas

TIRANË- Dy këmbësorë janë viktimat e para të aksidenteve automobilistike në Tiranë. Një parakalim i gabuar i ka marrë jetën, Erion Ballës, 36 vjeç nga Rrësheni dhe  një 72-vjeçareje e cila deri tani është identifikuar si Hijadete Salliu. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë, ku këmbësorët ishin duke kaluar në vijat e bardha, por një makinë bëri një parakalim i gabuar dhe duke pasur fushë-pamje të pakët nuk arriti të frenoi, por përplasi për vdekje dy persona. 

Policia pas njoftimin për ngjarjes shkoi në tek vendi i aksidentit së bashku me ambulancën, ku bënë të mundur marrjen e trupave të pajetë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. 

Në një njoftim paraprak për mediat Policia bëri me dije se “automjeti me drejtues Eljon Lazri është përplasur me automjetin me drejtues Edmond Murati. Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është pèrplasur me automjetin me drejtues E. M. Si pasojë e pèrplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane erion balla policia tirane aksident ne tirane erion balla policia tirane

Sondazh

Poll