Aktualitet

Zbulohet shkaku i aksidentit me dy të vdèkur në Tiranë, një prej makinave bëri parakalim të gabuar

2 Janar 2020, 16:21 Nga DOSJA
Zbulohet shkaku i aksidentit me dy të vdèkur në Tiranë,

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që shënoi dhe dy viktímat e para për vitin 2020. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për aksidentin ka qenë një parakalim i gabuar, i cili shkaktoi dhe përplasjen e dy makinave e vdèkjen e dy këmbësorëve.

Po ashtu është mësuar dhe identiteti i një prej viktimavè dhe bëhet me dije se është Erion Balla nga Rrësheni. Viktimè e këtij aksidenti ka mbetur dhe një 72-vjeçare me iniciale H.S.

Sipas informacioneve të deritanishme është mësuar dhe një pjesë e dinamikës së ngjarjes. Balla dhe H.S. ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha në rrugën “Xhanfize Keko” dhe parakalimi i gabuar i një prej mjeteve u ka marrë jetën, pasi i ka përplasur me forcë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy makina që drejtoheshin nga Eljon Lazri dhe Edmond Murati, janë përpLasur me njëra-tjetrën pas një parakalimi të gabuar. Makina që ka bërë parakalimin e gabuar pa përplasur për vdekje dy këmbësorë, të cilët po kalonin në vijat e bardha. Viktimat janë Erjon Balla dhe Hijadete Salliu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane edmond murati eljon lazri erion balla viktimat e para te 2020 aksident ne tirane edmond murati eljon lazri erion balla viktimat e para te 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Janar 2020, 15:47

KOSOVË- Shkrimtari i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur se largimi i të rinjve nga vendi, nuk është prej shkak të varfërisë por, sipas tij prej po...