Sport

Aksident i frikshëm në Bormio: skiatori francez pëson një hematomë kraniale gjatë provave. Shpërthejnë polemikat…

Cyprien Sarrazin, skiatori 30-vjeçar francez u shtrua në repartin e terapisë intensive neurologjike të spitalit Sondalo.

27 Dhjetor 2024, 18:18 Nga DOSJA

Aksident i frikshëm në Bormio: skiatori francez pëson një

ITALI - Momente frike të madhe në Bormio, për skiatorin alpin francez Cyprien Sarrazin, që iu desh të përballej me rënien e tmerrshme në Bormio, duke vënë në rrezik jetën...

30-vjeçari francez rrëshqiti gjatë provave të garës së zbritjes, të planifikuara për mëngjesin e së shtunës, 28 dhjetor, duke pësuar një hematomë subdurale në tru.

Pasi nënshkroi kohën më të mirë në stërvitjen e një dite më parë, skiatori nga Notre Dame des Millieres, po përsëriste veten, megjithatë në dalje të Salto di San Pietro humbi kontrollin e skive, duke u përplasur rëndë në dëborë.

Airbag-i, i detyrueshëm nga FIS, pas vdekjes së Matilde Lorenzit, u hap menjëherë, por edhe Sarrazin goditi kokën, duke humbur ndjenjat dhe duke përfunduar në rrjetat e sigurisë. Francezi është përmendur pak më pas, por ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ambulances, e cila e ka transportuar në spitalin Sondalo për hetimet e nevojshme.

Pas një sërë analizash është shfaqur hematoma, e cila ka shtyrë mjekët ta shtrojnë atë në repartin e terapisë intensive neurologjike, ku siç njoftojnë nga Federata Franceze do të operohet në mbrëmje për të hequr hematomën.

Debati shpërtheu menjëherë në lidhje me përgatitjen e pistës, e cila u duk të ishte veçanërisht i vështirë për shkak të pranisë së akullit përgjatë rrugës. Skiatori francez Nils Allegre akuzoi organizatorët dhe në fund të testit ngriti alarmin në mikrofonat e Eurosport France: "Mendimi im është i qartë pas asaj që ndodhi: ata nuk dinë të përgatisin një pistë këtu. Kanë 40 vjet që përgatisin shpatet, por nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç gjërave të rrezikshme dhe nuk kanë aspak respekt për skiatorët, - shpjegoi bashkatdhetari i Sarrazit.

Përveç Sarrazinit, Italisë i është dashur të përballet edhe me aksidente në pistë për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar Pietro Zazzi. Atleti vendas goditi trupin e tij në një derë pranë Pian dell'Orso dhe përfundoi befas në tokë.

Gjithashtu i transportuar në spitalin e Valtellinës, Zazzi pësoi një frakturë të zhvendosur të tibisë dhe fibulës në këmbën e djathtë, duke i dhënë fund sezonit edhe falë operacionit të planifikuar për mëngjesin e së shtunës, 28 dhjetor në Milano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll