Sport

Frankie de Jong në Arabi? Agjenti e mohon: "Është një çmenduri e pastër. Ai ndihet si në shtëpinë e tij në Barcelonë"...

“Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i aftë për të vazhduar të shkëlqejë në klubin që do dhe ku ndihet si në shtëpinë e tij,"- shprehet agjenti i holandezit

27 Dhjetor 2024, 17:29 Nga DOSJA

Frankie de Jong në Arabi? Agjenti e mohon: "Është një

SPANJE - Dhimbja e kyçit të këmbës dhe humbja e Kampionatit Evropian janë tashmë kujtime të këqija. Frankie de Jong po kthehet gradualisht në formën e plotë që kur u kthye në fushë, i veshur me fanelën e Barcelonës në fillim të tetorit.

Ai ka bërë 13 ndeshje në dy muaj e gjysmë dhe nuk ka ndërmend ta ndalë marshimin e tij drejt një përshkallëzimi të ndritshëm, ndërkohë që është ende pranë klubit katalanas.

“De Jong ndihet ende si në shtëpinë e tij në Barcelonë me familjen e tij dhe absolutisht nuk dëshiron të thotë lamtumirë”, saktësoi agjenti i tij, Ali Dursun në intervistën dhënë për De Telegraaf: "Ata janë të lumtur së bashku. Kush e di, ndoshta ne do vazhdojmë të jemi të lidhur për më gjatë...”.

Shkurt, fjalët e agjentit, bien si një mohim lidhur me spekulimet e disa mediave spanjole për një aventurë të planifikuar të mesfushorit holandez në Arabinë Saudite.

“Çmenduri absolute”, u përgjigj agjenti i holandezit të lindur në 1997. "Biseda në Arabinë Saudite? Është një çmenduri e pastër. Ato largojnë vëmendjen nga ambicia e vërtetë e Frenkie. Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i aftë për të vazhduar të shkëlqejë në klubin që do dhe ku ndihet si në shtëpinë e tij,"- tha Dursun.

Një temë me shumë interes edhe për trajnerin e Holandës, Ronald Koeman, i cili monitoron me kujdes gjendjen fizike dhe formën e lojtarit që mungoi në Europianin e Gjermanisë verën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll