Sport

Barcelona gjen “sozinë” e Nico Williams: është Rafa Leao. Por Milani...

Blaugranët po kërkojnë një anësor me cilësi të lartë dhe portugezi kuqezi do të ishte i duhurit për ta

27 Dhjetor 2024, 18:08 Nga DOSJA

Barcelona gjen “sozinë” e Nico Williams: është Rafa

ITALI - AC Milan kujdes! Barcelona synon Rafa Leaon. Lajmi rilançohet nga mediat spanjole, të cilat e tregojnë sulmuesin portugez si një nga objektivat e ekipit katalanas.

Sipas Marcas, me bazë në Madrid, lojtari kuqezi, shpesh vendimtar kur del në fushë për klubin milanez, por që nga fillimi i sezonit ka qenë protagonist i një marrëdhënieje të vështirë me trajnerin e ri Paulo Fonseca, mund të jetë zgjidhja për Blaugranët që kanë vështirësi të arrijnë Nico Williams.

Personi që ia sugjeroi lojtarin presidentit të Barçës, Joan Laporta, ishte Jorge Mendes, i cili edhe pse nuk është agjent i Leaos, është një admirues dhe bashkatdhetar i tij i madh.

Megjithatë, negociatat do të frenoheshin nga vlerësimi prej të paktën 75 milionë eurosh i bërë nga Milani, i cili nuk do të donte të privonte lehtë veten nga një prej yjeve të tij më të shndritshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll