Sport

Yamal: "Flick e di çfarë thotë në çdo kohë. Ai beson te mua dhe transmeton besim"...

"Ne të gjithë kemi qenë culés (tifozë të Barcelonës) që kur ishim të vegjël dhe e dimë se sa e rëndësishme është të luash për këtë fanelë. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është plot energji."

27 Dhjetor 2024, 16:44 Nga DOSJA

Yamal: "Flick e di çfarë thotë në çdo

SPANJE - Lamine Yamal tashmë është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, për të rifilluar procesin e rikuperimit nga dëmtimi i kyçit të këmbës, që do ta mbajë jashtë deri në vitin e ri.

"Unë nuk mendoj se ka lidhje me dëmtimin e mëparshëm. Mendoj se ishte vetëm fat i keq, sepse ishte një goditje që më dhanë në kyçin e këmbës. Këto gjëra ndodhin," tha ai për kanalet zyrtare të klubit Blaugrana .

Më pas, ai u ndal në marrëdhënien e krijuar nga pasardhësi i Xavi, gjermani Hansi Flick: "Ai është një trajner që vjen për të folur me ju, ai ju shpjegon pse ndodhin gjërat. Këshillat që ai na jep na bëjnë të përmirësohemi", filloi ai.

Në vazhdim: "Ai përcjell shumë besim dhe e di çfarë thotë në çdo moment. Kjo është shumë e rëndësishme. Ai di të thotë gjithçka në kohën e duhur. Ai gjithmonë më thotë se jam shumë i rëndësishëm për ekipin... se ata besojnë te mua".

Për atmosferën në dhomat e zhveshjes: "Ne të gjithë kemi qenë culés (tifozë të Barcelonës) që kur ishim të vegjël dhe e dimë se sa e rëndësishme është të luash për këtë fanelë. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është plot energji."

Së fundi, për atë që mungoi në 2024: "Më munguan trofetë me Barçën, gjë që më emocionon më shumë, por do të përpiqem të sigurohem që ky vit të bëhet realitet. Në nivel personal, besoj se ajo që më mungon më shumë janë dy: më shumë gola të shënuar, sepse unë tashmë kam bërë edhe shumë përparime me asistime”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll