Sport

Carvajal: "Të shkon në mendje, por si mbrojtës, e vështirë ta fitosh "Topin e Artë"

Preferoj ta shmang përgjigjen, sepse besoj se çfarëdo që të them mund të keqkuptohet, por mund të them vetëm se, unë se jam mbrojtësi i djathtë, që ka përfunduar në një ceremoni të “Topit të Artë”

27 Dhjetor 2024, 16:30 Nga DOSJA

Carvajal: "Të shkon në mendje, por si mbrojtës, e

SPANJE - Në intervistën e dhënë për Esquire, Dani Carvajal ka trajtuar fusha të ndryshme, duke folur edhe për dëmtimin e rëndë të pësuar këtë sezon, i cili do ta mbajë jashtë Real Madridit deri në fund të sezonit.

Mesazhe të shumta mbështetjeje për momentin, pas tronditjen së dëmtimit dhe procesin e rehabilitimit me të cilin do të duhej të përballej.

Një surprizë: "Në fakt u ndjeva shumë i dashuruar, aq shumë njerëz më shkruanin, më telefonuan, më treguan mbështetjen dhe dashurinë e tyre... dhe shfrytëzoj rastin t'i falënderoj. Por po, është e vërtetë që ka pasur një mesazh të këndshëm, që më befasoi: ai i Cholo Simeones, një person që e do futbollin dhe që e admiroj shumë, përtej rivalitetit. Padyshim që besoj se ne ndajmë vizionin e përjetimit të këtij sporti me shumë emocion dhe e mbaj mend atë mesazh. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim të madh."

Për kaosin dhe polemikat e krijuara nga dhënia e “Topit të Artë” për Rodri dhe jo për Vinicius: "Preferoj ta shmang pyetjen. E kuptoj që ju më pyesni, por preferoj të shmang përgjigjen, sepse besoj se çfarëdo që të them mund të keqkuptohet, unë mund të them vetëm se jam mbrojtësi i djathtë, që ka përfunduar në një ceremoni të “Topit të Artë”. Dhe pavarësisht nëse e meritoj apo jo, unë jam shumë krenar dhe familja ime gjithashtu. Është diçka që më bën të lumtur të marr diçka të tillë në moshën 32-vjeçare”.

Nëse në atë moment ai mendonte se mund ta fitonte?: "E shihni... po, ju shkon në mendje. Unë kam fituar gjithçka, kam qenë i rëndësishëm. Por është e ndërlikuar... kuptojeni se nga pozicioni i mbrojtësit të djathtë është shumë më e vështirë të fitosh një “Top të Artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll