Sport

Kontrata de la Fuentes? Kërkoi të njëjtën pagë si Luis Enrique, shtyhet rinovimi…

Kjo është një kërkesë, që ka vënë në stand-by negociatat për rinovimin e kontratës, duke qenë se federata spanjole, sipas radios Iberiane, nuk dëshiron t'i kalojë dy milionë euro neto në sezon.

27 Dhjetor 2024, 16:12 Nga DOSJA

Kontrata de la Fuentes? Kërkoi të njëjtën pagë si Luis

SPANJE - Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës që fitoi dhe bindi në Kampionatin e fundit Evropian në Gjermani, ende nuk ka arritur marrëveshje me federatën spanjole për rinovimin e kontratës.

Siç raporton ‘Cadena SER’, trajneri pas triumfit të fundit në Gjermani, u ka kërkuar drejtuesve të RFEF-së një kontratë të ngjashme me atë që kishte paraardhësi i tij, Luis Enrique.

Megjithatë, kjo është një kërkesë, që ka vënë në stand-by negociatat për rinovimin e kontratës, duke qenë se federata spanjole, sipas radios Iberiane, nuk dëshiron t'i kalojë dy milionë euro neto në sezon. Një negociatë që dukej mjaft e thjeshtë dhe që përfshin një nga personazhet e këtij viti 2024, ka ngecur.

Ditët e fundit komisioneri teknik i Spanjës kishte përshkruar këtë vlerësim për këtë vit kalendarik: "Objektivisht ky 2024 është i vështirë për t'u përmirësuar. Unë gjithmonë them se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Ne kemi aftësinë për t'u përmirësuar.

Jemi të lumtur për sukseset e arritura, dhe për të arritur një objektiv historik për të fituar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian, ne shkuam hap pas hapi dhe e kuptuam se mund ta bënim atë që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll