Sport

Owen e parashikoi në gusht: "City do të luftojë për të hyrë në ‘Top 4’ të Premier League"

Për të justifikuar mendimin e tij, Owen foli për fundin e ciklit, duke vënë në dukje edhe pasojat e mundshme të hetimit të vazhdueshëm për “krimet financiare”.

25 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Owen e parashikoi në gusht: "City do të luftojë për

ANGLI - “Manchester City do të luftojë për të hyrë në ‘Top 4’ të Premier League”. Nëse kjo "profeci" mund të duket e qartë sot, sigurisht që nuk ishte më 16 gusht, kur Michael Owen bëri këto deklarata.

Të shtunën e kaluar, ‘Skyblues’ pësuan një tjetër humbje në Premier League (2-1 kundër Aston Villa), duke u zhytur edhe më tej në renditje (tashmë janë në vendin e shtatë, 12 pikë pas Liverpoolit).

Në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, skuadra e Guardiolës ka arritur vetëm një fitore, krahasuar me nëntë humbje dhe dy barazime.

“Titulli është në duart e Manchester Cityt, por unë mendoj se ata mund të pengohen këtë vit,- tha ish-sulmuesi i Real dhe Liverpool. - Ata patën një udhëtim të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, por në një moment ata do të dështojnë”.

Për të justifikuar mendimin e tij, Owen foli për fundin e ciklit, duke vënë në dukje edhe pasojat e mundshme të hetimit të vazhdueshëm për “krimet financiare”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll