Sport

E BUJSHME!... Kërkesa e Barcelonës për të rregjistruar Dani Olmon, refuzohet nga gjyqtari

Telash i madh për Barcelonën, e cila do të duhet të gjejë zgjidhjen gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili mbyllet më 31 janar…

27 Dhjetor 2024, 17:15 Nga DOSJA

 

E BUJSHME!... Kërkesa e Barcelonës për të rregjistruar Dani

SPANJE - Gjyqtari i Gjykatës Tregtare numër 10 të Barcelonës, Ignacio Fernández de Senespleda, vendosi të refuzojë masën e sigurimit që do të lejonte regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor.

Tani klubit katalanas i ka mbetur vetëm një rekurs, shpjegon gazeta iberike Sport, në mënyrë që të dy lojtarët të vazhdojnë të luajnë me fanelën e Blaugranës, në të kundërtën do të jenë të lirë në merkato.

Telash i madh për Barcelonën, e cila do të duhet të gjejë zgjidhjen gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili mbyllet më 31 janar. Refuzimi i gjykatës ishte befasues, duke qenë se e njëjta rrugë ishte ndërmarrë tashmë me sukses për Gavi.

Këtë herë, megjithatë, disa klube (Athletic, Sevilla dhe Atletico Madrid) u rebeluan kundër Barçës dhe La Liga miratoi një qëndrim të ndryshëm ndaj gjyqtarit. E gjithë kjo gjeneroi vendimin përfundimtar dhe të pafavorshëm për interesat e Barcelonës, e cila synonte të mbyllte një herë e mirë polemikat rreth regjistrimit të përkohshëm të Olmo dhe Pau Víctor, i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2024.

Fjalët e fundit të Dani Olmos

I gjithë emocioni që ndjeu me kalimin në Barcelonë, klubi ku u rrit: "Kishte opsione të tjera, por kur mbërriti Barça nuk u mendova dy herë. Të shkoja në shtëpi, të isha me familjen dhe miqtë e mi ishte një ëndërr që mund ta realizoj tani. Një arsye tjetër vendimtare ishte mundësia për të luajtur në Spotify Camp Nou gëzime për tifozët tanë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll