Politike

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, ministri Cakaj: Angazhim maksimal për të gjitha sfidat

1 Janar 2020, 19:15 Nga DOSJA
Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, ministri Cakaj: Angazhim

TIRANË- 1 janari shënon datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Lajmin e bëri të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku u shpreh se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë, Shqipëria për një vit me radhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash,” -theksoi Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.

Postimi i plotë:

 

Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së më 6 dhjetor. Përveç ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakajt, i pranishëm në Sloveni ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili e cilësoi këtë moment historik dhe inspriues për vendin.

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj shqipëria merr presidencën e osbe-së gent cakaj shqipëria merr presidencën e osbe-së

Sondazh

Poll