Politike

"Përplasje ka kur policia provokon", Blushi: Jemi të vendosur, nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar!

Ai shtoi se do të qëndrojnë në protestë deri në orarin e paralajmëruar, në orën 20:00. Blushi theksoi se nuk tremben nga policia dhe as nga moti.

23 Dhjetor 2024, 18:05 Nga N.F
"Përplasje ka kur policia provokon", Blushi: Jemi të
Protesta

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është bashkuar me protestuesit në mosbindjen civile të opozitës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se protesta ështëpaqësore pavarësisht provokimeve të policisë.

Ai shtoi se do të qëndrojnë në protestë deri në orarin e paralajmëruar, në orën 20:00. Blushi theksoi se nuk tremben nga policia dhe as nga moti. Ai shtoi se përplasje ka kur policia provokon. protestuesit. 

Blushi: Protesta paqësore, pavarësisht provokimeve të policisë. Ne jemi këtu dhe do qëndrojmë deri në orarin e përcaktuar. Kundër opozitës nuk del dot askush, nuk trembemi nga policia jo më nga kushtet e motit. Përplasje ka kur policia provokon protestuesit. Dhunën e ka provokuar narkopolicia e Edi Ramës.

Ka patur thirrje për të shkelur ligjit. Thirrjet jne antikushtetuese dhe antiligjore, nuk mund t’u bindeni. Jemi të vendosur nuk na e ndalin dot të drejtën tonë për të protestuar.

protesta e opozites 23 dhjetor 2024 tedi blushi

Sondazh

Poll