Politike

"Administrata nën presion me formularë për votues në diasporë"/ Xhixho: Qeveria teknike, garancia për zgjedhje të lira

 Në protestën e Opozitës në Tiranë, Xhixho tha se qeveria teknike është garancia për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

23 Dhjetor 2024, 18:13 Nga I.A
"Administrata nën presion me formularë për votues në
Erisa Xhixho

TIRANË- Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës shtetërore për të plotësuar formularët me nga 10 votues të disaporës. Në protestën e Opozitës në Tiranë, Xhixho tha se qeveria teknike është garancia për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj ne jemi i vetmi shtet në rajon që nuk arrin të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, pikërisht prej këtij regjimi të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar me korrupsionin në çdo qelizë qeverisëse.

"Ka shumë raste në të gjithë Shqipërinë ku kemi përdorimin e të gjithë administratës shtetërore patronazhistësve. Shihni se çfarë ndodh me administratës shtetërore, i japin formularë për të plotësuar nga 10 votues në diasporë apo në Shqipëri, me gjithë presionin e tyre për vendin e punës dhe shumë resurseve taksa të qytetarëve shqiptarë që po përgatiten të hidhen në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj ndërtimi i një qeverie kujdestare, qeverie teknike është një garanci për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është e papranueshme që të jemi i vetmi shtet në rajon që nuk arrin të ketë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, pikërisht prej këtij regjimi të lidhur me bandat dhe krimin e organizuar me korrupsionin në çdo qelizë qeverisëse. Shihni raportin e fundit të INSTAT. Mbi 1 milion shqiptarë jetojnë sot në varfëri ekstreme. Shumë të rinj zgjedhin të ikin dhe të mos jetojnë sepse kjo qeveri e ka bërë të pajetueshme këtë vend ndaj rezistenca e çdo qytetari dhe e drejta jonë kushtetuese për të protestuar do të vazhdojë dhe nuk do të rreshti përkundër këtij regjimi që i ka ardhur fundi," tha Xhixho.

 

 

erisa xhixho protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll