Politike

"Ky dimër premton të jetë i vështirë për Ramën edhe për argatin e tij në Beograd", Berisha: Nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Berisha tha se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari shqiptar.

23 Dhjetor 2024, 17:31 Nga r.ll
"Ky dimër premton të jetë i vështirë për
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është bashkuar protestuesve te Rruga e Elbasanit. Berisha ka folur për mediat, ku fillimisht përshëndeti qytetarët që kishin dalë sot për të protestuar në kryeqytet. 

Ai tha se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari shqiptar. Gjithashtu paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen pa realizuar objektivat e tyre, që janë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. 

"Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre, sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktator tashmë nuk ka, i përshëndes nga zemra të gjithë ata qytetarë e demokratë që janë mbledh sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën në duart e tyre. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Po nuk e pranoi, rrëzohet me mosbindje civile. Kodi i përmbysjes së diktatorëve.  Po përfundojnë si kufoma politike njëri pas tjetrit, mendoni çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë bëtaja, por betejat tona janë shpërblyer kanë patur rezultat në disa aspekte të jashtëzakonshme. Zëri ynë u dëgjua në gjithë botën.", u shpreh Berisha.

sali berisha protesta e opozitës 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll