Politike

Protestë në Tiranë dhe Londër, demokratët mblidhen para ambasadës shqiptare në Britani: Rama është vegël e Soros

Ata janë shprehur se dëmet e qeverisë nuk janë vetëm brenda Shqipërisë por në çdo vend ku ka shqiptarë. 

23 Dhjetor 2024, 17:40 Nga r.ll
Protestë në Tiranë dhe Londër, demokratët mblidhen para
protesta

LONDËR- Demokratët në Britaninë e Madhe po zhvillojnë gjithashtu pasditen e sotme protestë para ambasadës shqiptare. Në solidaritet me protestuesit në Shqipëri ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë.  Ata janë shprehur se dëmet e qeverisë nuk janë vetëm brenda Shqipërisë por në çdo vend ku ka shqiptarë. 

Një nga qytetarët ka mbajtur fjalën me megafon, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama do të dërgohet së shpejti para drejtësisë.

"Ata janë shprehur se Rama do të dërgohet para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar e për të shpëtuar Shqipërinë nga ky sabotues dhe kjo qeveri që bashkëpunon me krimin. Nuk do të rreshtim së luftuari deri kur ta dëbojmë Ramën. Ta dërgojmë aty kue  ka vendin, përpara drejtësisë, në burg. Me një Ramë në pushtet por edhe në opozitë të jetë ai është kriminel. Ai do të sabotojë Shqipërinë, ai është tradhtarë antishqiptarë sabotator i interesave të Shqipërisë. Ai është i mirë për Serbinë.

Rama është një antishqiptarë që punon për krimin dhe krimi për ata por asnjëherë opër puntoët e thjeshtë, pesnsionistët, puntorin por vetëm për kriminelët. Ai si një vegël e Soros ka arritur të dëmtojë Shqipërinë brenda e jashtë Shqipërisë deri në Amerikë duke ndikuar negativisht, në shpalljen non grata të Berishës. Por e drejta një ditë do të dalë, ai do të përfundojë ku ka vendin.", tha ai. 

proteste ne londer

Sondazh

Poll