Politike

"Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve", Berisha mes protestuesve te Rruga e Elbasanit: Me Ramën nuk ka zgjedhje, por betejë për zgjedhje

Berisha u pyet nga gazetarët për format e tjera të mosbindjes civile, ku tha se deri tani janë shfaqur vetëm 20 forma dhe të gjitha sipas tij kanë dhënë rezultat.

23 Dhjetor 2024, 17:52 Nga r.ll

"Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat nga Rruga e Elbasanit, një nga pikat kyçe të kryeqytetit ku po zhvillohet protesta e opozitës. Berisha u pyet nga gazetarët për format e tjera të mosbindjes civile, ku tha se deri tani janë shfaqur vetëm 20 forma dhe të gjitha sipas tij kanë dhënë rezultat.

“Rrëzohet, po nuk e pranoi rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve. Problemi është se gjer tani janë shfaqur 20 në forma të ndryshme. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Po përfundojnë si kufoma politike. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja, por betejat tona janë shpërblyer, zëri ynë u dëgjua në të gjithë botën, mediat e stampuan Edi Ramën si narkodiktator”, tha ai.

Berisha tha më tej se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje por betejë për zgjedhje, ndërsa përjashtoi mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve të 11 majit.

“Edi Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audiaca e tij në TikTok, edhe në Instagram. E ka kuptuar këtë dhe është shumë i pashpresë. Përpiqet në mënyra të ndryshme, por tani është radha jonë. Qeveria Rama nuk ka të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, por betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen”, tha Berisha. Ai ka njoftuar gjithashtu se po përgatin edhe për primaret.

sali berisha protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll