Politike

FOTO/ Iu bashkua protestuesve në "Rrugën e Elbasanit", Bardhi ndjek fjalën e Berishës nga telefoni

Bardhi gjithashtu është i vëmendshëm ndaj policëve pasi ndërsa dëgjon Berishën shikon situatën në protestë. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje disa herë qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale.

23 Dhjetor 2024, 17:54 Nga N.F
FOTO/ Iu bashkua protestuesve në "Rrugën e Elbasanit",
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është fotografuar teksa ndjek nga telefoni fjalimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pas bashkimit me protestuesit në "Rrugën e Elbasanit". Bardhi gjithashtu është i vëmendshëm ndaj policëve pasi ndërsa dëgjon Berishën shikon situatën në protestë. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje disa herë qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale.

Berisha u bashkua me protestuesit në "Rrugën e Elbasanit", një orë pas nisjes së mosbindjes civile. Berisha në fjalën e tij para mediave fillimisht përshëndeti qytetarët që kishin dalë sot për të protestuar në kryeqytet. Ai tha se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari shqiptar. Gjithashtu paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen pa realizuar objektivat e tyre, që janë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. 

FOTO/ Iu bashkua protestuesve në "Rrugën e Elbasanit",

bardhi berisha protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll