Politike

"Ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese", Bylykbashi: Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale!

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale.

23 Dhjetor 2024, 17:35 Nga N.F
"Ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës ndërsa u shpreh se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale.

Bylykbashitha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese dhe se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale.

“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.

bylykbashi protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll