Politike

Bashkëshortja në SPAK/ Me kapuç dhe me valixhe në dorë, momenti kur Veliaj largohet nga Bashkia Tiranë (VIDEO)

Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

23 Dhjetor 2024, 17:40 Nga I.A
Bashkëshortja në SPAK/ Me kapuç dhe me valixhe në
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është filmuar sot duke dalë nga Bashkia, pasi u përhapën lajmet se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është thirrur nga SPAK. Në videon e publikuar nga OraNews, shihet Veliaj i veshur komplet me të zeza. 

Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.

 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll