Politike

Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës, Ahmeti: Hap i rëndësishëm i marrëdhënieve mes dy vendeve

Përmes një postimi në "Facebook", Ahmeti thotë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

20 Dhjetor 2024, 16:52 Nga ZH.LL
Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës, Ahmeti: Hap i
pasaporta e kosoves

KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës. Ahmeti ka bërë të ditur se nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës, duke përshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Përmes një postimi në "Facebook", Ahmeti thotë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

Njohjen e pasaportave nga Armenia, ai e konsideron një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi:

Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

armeni kosove kreshnik ahmeti

Sondazh

Poll