Politike

VIDEO/ Kurti pyet Ramën: A do të garojnë Berisha dhe Meta në zgjedhjet e ardhshme?

Kurti ia ka drejtuar këtë pyetje Ramës kur ata po ecnin krah njëri-tjetrit pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri dhe teksa i drejtoheshin godinës qeveritare.

20 Dhjetor 2024, 15:53 Nga M.B
VIDEO/ Kurti pyet Ramën: A do të garojnë Berisha dhe Meta në
Albin Kurti dhe Edi Rama

PRISHTINA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të garojnë në zgjedhjet e radhës. 

Kurti ia ka drejtuar këtë pyetje Ramës kur ata po ecnin krah njëri-tjetrit pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri dhe teksa i drejtoheshin godinës qeveritare.

Në videon e siguruar nga T7+, Rama përgjigjet se "po, patjetër", duke lënë të kuptohet se Berisha dhe Meta do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll