Politike

Prokuroria Speciale thërret sërish kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dëshmi

Kryeziu në njoftimin e tij thotë se kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

20 Dhjetor 2024, 15:33 Nga E. D
Prokuroria Speciale thërret sërish kryeministrin e Kosovës Albin
Albin Kurti

KOSOVË- Prokuroria Speciale e ka thirrur sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Kryeziu në njoftimin e tij thotë se kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Gjithashtu ai ka thënë se presin përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri. Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit

albin kurti

Sondazh

Poll