Politike

"Shkelje flagrante kushtetutese dhe konventore", Malltezi: Arresti ndaj Jamarbër Malltezit i paligjshëm! Çështja ndaj tij do ti përcillet Strasburgut

Gjatë fjalës së saj Malltezi u shpreh se arresti ndaj bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm në mënyrë të veçantë, sepse ai nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet.

20 Dhjetor 2024, 14:37 Nga N.F
"Shkelje flagrante kushtetutese dhe konventore", Malltezi: Arresti
Argita Malltezi

TIRANË- Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, pas shpalljes së pyetjeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për shkeljen e te drejtave të njeriut për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe Argita Malltezi. Gjatë fjalës së saj Malltezi u shpreh se arresti ndaj bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm në mënyrë të veçantë, sepse ai nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet. Ajo theksoi se për rrjedhojë procedimi penal i tij dhe arresti, përbëjnë ndjekje pa ligj që është një shkelje flagrante kushtetutese dhe konventore.

Malltezi shtoi se 4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nuk u shqetësuan nga ky fakt. Ajo tha se çështjen e Jamarbër Malltezit ta bashkojmë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për ta përshpejtuar këtë proces. Malltezi tha se në çdo rast ajo do të jetë një çështje që do i përcillet Strasburgut.

Argita Malltezi: Arresti ndaj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm në mënyrë të veçantë, sepse Jamarbër Malltezi, nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet. Akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë dhe nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, zyrtar i lartë, apo i zgjedhur vendor. Për rrjedhojë procedimi penal i tij dhe arresti, përbëjnë ndjekje pa ligj që është një shkelje flagrante kushtetutese dhe konventore.

4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nuk u shqetësuan nga ky fakt. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që çështjen e Jamarbër Malltezit ta bashkojmë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për ta përshpejtuar këtë proces. Në çdo rast ajo do të jetë një çështje që do i përcillet Strasburgut.

argita malltezi

Sondazh

Poll