20 Dhjetor 2024, 14:27
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian do ta dërgojë një mision për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 9 shkurt të vitit 2025, me kërkesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi blloku evropian të premten.
“Duke iu përgjigjur ftesës nga ana e presidentes së Kosovës, përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas ka vendosur ta dërgojë një mision vëzhgues (EOM) për t’i vëzhguar zgjedhjet parlamentare në caktuara për 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.
Nathalie Loiseau, deputete e Parlamentit Evropian, është emëruar shefe e misionit vëzhgues, thuhet në njoftim. BE-ja tha se misioni i saj vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë do ta dëshmojë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen demokratike.
“Prania e këtij misioni në terren ka për qëllim të kontribuojë për një proces zgjedhorë gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, i cili do t’u mundësojë votuesve në Kosovë që të shprehin qartë zgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Bashkimi Evropian i ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2013. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë. KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor./REL
be zgjedhjet ne kosove
Politike
20 Dhjetor 2024, 14:25
r.ll
edi rama, albin kurti
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti kanë zhvilluar një takim mes tyre pas përfundim...
Politike
20 Dhjetor 2024, 14:09
I.A
Kuvendi
KOSOVË- Deklarata e përbashkët në mbledhjen e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës është m...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:53
N.F
Alqi Bllako
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-deputetin socialist, Alqi Bllak...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:57
I.A
Edi Rama dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të mbajnë një takim të përbashkët pas p&...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:41
I.A
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen e mediave të cilat e kanë kapur në "flagrancë" teksa i dërgon...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:41
r.ll
edi rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhuratën që ish-komndanti i U&Cced...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar vetingun si një proces që duhet të apli...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:37
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët, ka kritikuar ashpër qeverinë...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:29
r.ll
gazment bardhi
PRISHTINË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ju drejtua me një fjalim parlamentit t&...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:21
r.ll
fatmir mediu
PRISHTINË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në mbledhjen e dy Kuvendeve në Prisht...