Politike

"Dy protesta në një ditë!" PD: Më 23 dhjetor tubim kundër qeverisë edhe pranë Ambasadës shqiptare në Londër

PD bën me dije se veç protestës së lajmëruar për tu mbajtur në Tiranë, një tjetër do të mbahet po atë ditë në Londër pranë Ambasadës shqiptare. 

20 Dhjetor 2024, 16:40 Nga M.B
"Dy protesta në një ditë!" PD: Më 23 dhjetor tubim
Selia e PD

TIRANA- Partia Demokratike ka njoftuar sot se të hënën më 23 dhjetor do të mbahen dy protesta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale PD bën me dije se veç protestës së lajmëruar për tu mbajtur në Tiranë, një tjetër do të mbahet po atë ditë në Londër pranë Ambasadës shqiptare. 

Orai i protestave është përkatësisht kështu: në Tiranë në orën 17:00 dhe në Londër në orën 15:30. Sipas Partisë Demokratike kjo protestë vjen si solidarizimi me Shqipërinë kundër qeverisë së drejtuar nga krimi.

POSTIMI:

Protestë solidarizimi me Shqipërinë kundër qeverisë kriminale të drejtuar nga krimi!

23 dhjetor, ora 17:00 marshojmë në Tiranë
23 dhjetor, ora 15:30 Ambasada Shqipërisë Londër, 33 St. George’s Drive, London, SW1V 4DG

Opozita në Aksion
O Sot O Kurrë

protesta e opozites

Sondazh

Poll