Politike

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Alqi Bllakos

Prokuroria e Posaçme dyshon se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive për të favorizuar biznesmenin, Klodian Zoto mbi procedurat e ngritjen dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

20 Dhjetor 2024, 13:53 Nga N.F
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon
Alqi Bllako

TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-deputetin socialist, Alqi Bllako për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Prokuroria e Posaçme dyshon se Bllako është i përfshirë në dy raste korruptive për të favorizuar biznesmenin, Klodian Zoto mbi procedurat e ngritjen dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit. 

alqi bllako gjkko spak inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll