"Dumani është kriminel elektoral"/ Berisha: Ulsi Manja e solli në Tiranë prokuroren që mbylli dosjen e tij dhe të Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Dumani po përdor hetimet dhe akuzat si një pronë...
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha ka deklaruar se të dy ambasadorët kanë mashtruar për vetingun.
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka akuzuar dy diplomatët Donald Lu dhe Romana Vlahutin si ambasadorët më të korruptuar në histori. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha ka deklaruar se të dy ambasadorët kanë mashtruar për vetingun.
"Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vetingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale. Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time. Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin, ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit? Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do marrim, do i sjellim. Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.
Janë marrë vetëm me gjah shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua. E kuptoni ju vetë, i ka marrë burrin dhe pastaj ajo e shpërblen me para. As në romanet e Markezit nuk e dëgjon një gjë të tillë. Pra kësaj i pranohet se e ka shpërblyer me para borxh, që janë gjetur pa burim, kurse asaj tjetrës, që i ka kursyer rrogën, asaj nuk i pranohet. Tani për t’i shkuar pak më tutje këtij procesi, unë e kuptoj që me këtë qëndrim irritohen shumë. Unë e kuptoj se zemërohen shumë korruptokratë apo të mashtruar që mbështetën këtë proces, por unë do mbroj interesin e vendit tim, do mbroj interesin e qytetarëve shqiptarë. Ndaj unë do u them atyre çdo të vërtetë se janë ata që paguajnë, është Shqipëria që paguan. Para 4 vitesh kam llogaritur se dëmi financiar për mosgjykimin e çështjeve civile kalonte mbi 4 miliardë euro. Përveç asaj, nuk ka investitor serioz që vjen këtu në një vend me këtë drejtësi, asnjë. Sepse siguria juridike është zero," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Dumani po përdor hetimet dhe akuzat si një pronë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e kërkimit të ndjesës p&eum...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publik një skandal që ka të bëjë me reformën në drejtës...
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme sot në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Osmani gjithasht...
Sali Berisha "Siç e patë, vetingu lejohet vetëm pas diktaturave kur janë kryer krime kundër njerëzimit, janë kryer kri...
Kalaja TIRANË-Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organiz...
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar terrorizmi i financuar nga Serbia në veri të Kosovës treg...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane r...
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe Edi Ramën se miratoi një ligj në Kuv...