Politike

Dokumenti i Këshillit të Europës/ Berisha: Nuk lejohet vetingu për korrupsionin sepse faktikisht e përdor atë për gjah shtrigash

Gjatë një deklarate të mbajtur për mediat, Berisha ka argumentuar se vetingu në këtë formë është një mjet për të pastruar korrupsionin dhe për të sulmuar individët në mënyrë të padrejtë.

20 Dhjetor 2024, 13:40 Nga I.A
Dokumenti i Këshillit të Europës/ Berisha: Nuk lejohet vetingu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar vetingun si një proces që duhet të aplikohej vetëm pas regjimeve diktatoriale dhe krimeve të rënda kundër njerëzimit, duke theksuar se përdorimi i tij për korrupsion është i padrejtë. Gjatë një deklarate të mbajtur për mediat, Berisha ka argumentuar se vetingu në këtë formë është një mjet për të pastruar korrupsionin dhe për të sulmuar individët në mënyrë të padrejtë. Ai ka premtuar se Partia Demokratike, kur të vijë në pushtet, do të angazhohet për të përmirësuar sistemin e drejtësisë duke implementuar dokumentet dhe normat e Komisionit të Venecias. 

"Siç e patë, vetingu lejohet vetëm pas diktaturave kur janë kryer krime kundër njerëzimit, janë kryer krime monstruoze dhe ata gjykatës mbi bazën e asaj analize duhet të vetohen të vazhdojnë apo jo. Nuk lejohet vetingu për korrupsionin sepse faktikisht e përdor atë për gjah shtrigash. Dhe faktikisht e amniston korrupsionin. Pra, ky është procesi... Natyrisht kjo është një betejë jo e lehtë, një betejë e vështirë dhe e gjatë, por një betejë e fituar.
Edhe njëherë garantoj qytetarët shqiptarë se PD, nesër në qeveri, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, këtë dokument, se ky është një dokument mbi disiplinimin e gjykatësve, normat dhe kriteret e përcaktuar për disiplinimin e gjykatësve, është dokument themelor për Europës dhe dokument i shkëlqyer. Këtë dokument dhe dokumente të tjera të Komisionit të Venecias, i cili ka ekspertizën më të mirë, më të arrirë në fushën e jurisprudencës, ne do i shndërrojmë në ligje themelore të reformës në drejtësi," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll