Politike

"Të marrë fund kalvari i pajustifikueshëm", Rama tregon dhuratën e bërë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot nga Haga

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Rama tha se ish-krerët e UÇK-së gjykohen nga Gjykata e Hagës me një proces të parregullt ligjor. 

20 Dhjetor 2024, 13:41 Nga r.ll
"Të marrë fund kalvari i pajustifikueshëm", Rama tregon
edi rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhuratën që ish-komndanti i UÇK-së, Rexhep Selimi i ka bërë nga Haga. Rama shprehet në postimin e tij se mezi pret që të marrë fund "kalvari i pajustifikueshëm i mbajtjes së tyre në Hagë". 

"I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë", thuhet në postimin e Ramës. 

"Të marrë fund kalvari i pajustifikueshëm", Rama tregon
postimi i rames

Edhe në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Rama tha se ish-krerët e UÇK-së gjykohen nga Gjykata e Hagës me një proces të parregullt ligjor. 

edi rama rexhep selimi

Sondazh

Poll