Politike

"Duhet mbrojtur historia dhe lufta e këtij vendi", Mediu: Kosova duhet të udhëheqë të ardhmen e saj dhe Shqipëria ta mbështes pa tendencë

Mediu tha se rruga e vetme për të përballuar sfidat është që të dy vendet të punojnë së bashku për qytetarët dhe shtetin dhe jo për pushtetin.

20 Dhjetor 2024, 13:21 Nga r.ll
"Duhet mbrojtur historia dhe lufta e këtij vendi", Mediu: Kosova
fatmir mediu

PRISHTINË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në mbledhjen e dy Kuvendeve në Prishtinë tha se është e nevojshme që të mbrohet lufta dhe historia e Kosovës. Mediu tha se rruga e vetme për të përballuar sfidat është që të dy vendet të punojnë së bashku për qytetarët dhe shtetin dhe jo për pushtetin.

Ai foli edhe për raportet Serbi-Kosovë, ku tha se më shumë akses ekonomik dhe politik të Beogradit në Ballkan do të thotë më shumë akses të Rusisë dhe Kinës. Mediu u shpreh se Shqipëria duhet të mbështesë pa asnjë tendencë vendimet që merr Kosova për të ardhmen e saj. 

"Përulem ndaj atyre që padrejtësish ndodhen në Hagë dhe të gjithë në duhet të mbrojmë historinë dhe luftën e Kosovës. Mirënjohje të përjetshme SHBA-së, NATO-s, Presidentin Clinton që udhëhoqi NATO-n kundër gjenocidit serb, Presidenti Bush në 2007 shpalli mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe antikrimin e Shqipërisë në NATO. Një reflektim dhe për veten tonë, ne jemi zgjedhur që t’i shërbejë shqiptarëve dhe interesit Kombëtar duke i parë ata përballë.

10 vite më parë Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s, lëvizte pa viza në BE, Kosova ishte e pavaruar. Këto nuk ishin dhuratë, por mund, punë dhe bashkëpunim. Që të ndërtojmë historinë duhet të vlerësojmë atë që është bërë më parë. Po ashtu shpresoj dhe uroj të kujtojmë që largimi i rinisë, profesionistëve është plaga më e madhe që duhet kuruar sa më shpejt. Të nderuar kolegë, situata  ndodhemi sot nuk është e lehtë dhe asgjë nuk duhet marrë e mirëqenë. Rruga e vetme për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtet. Ndryshimet gjeopolitike po influencojnë Evropën, Ballkanin edhe ne, ndaj është e rëndësishme të dalim jashtë klisheve dhe adoptohemi në qëndrimin tonë të aleancës euroatlantike.

Ndërtimi i strukturuare të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, inteligjencës, sot është jetike më shumë se kurrë. Teknologjia, ekonomia, infrastruktura e të tjera, dhe jo vetëm ushtria, janë sot siguri. Bashkëpunimi ndërshqiptar ndërmjet parlamenteve në Shqipëri, Preshevë, Mal të Zi, Kosovë, është një domosdoshmëri. Serbia e ka bërë zgjedhjen e saj, të jetë në një bosht politik dhe ushtarak me Kinën dhe Rusinë.

Pa dyshim ky është një pakt i provuar qartë kundër interesave të shqiptarëve. Synimi i saj është të krijojë Serbinë e madhe përmes destabilizimit të rajonit dhe Kosovës në veçanti. Referuar qëndrimeve të tij, Vuçiç tregon se nuk heq dorë nga prometët e zgjerimit të influencës. Mohoi gjenocidin ne Sebrenicë dhe Kosovë, deklaron se nuk është pjesë e Serbisë republika Sërbska, por nuk mohon shkëputjen që kërkohet nga Bosnja Hercegovina.

Deklaron hapur se Serbia nuk do ta njoh Kosovës. Një pakt për paqen për luftën e në Ukrainë e sheh si shpresë se do ketë ndikimin për interesat proserbe në Ballkan dhe Kosovë. Beogradi mik i Tiranës dhe kundërshtar i Prishtinës është me pasoja të nderuar kolegë, për interesat tona kombëtare. Më shumë akses ekonomik dhe politik të Beogradit në Ballkan do të thotë më shumë akses të Rusisë dhe Kinës. Kosova duhet të udhëheq të ardhmen e saj dhe Shqipëria duhet ta mbështes pa tendencë. Ta mbështes në çdo hap diplomacinë e Kosovës, që është nevojë ekzistenciale për zgjidhjen e problemeve. Dialogu duhet të theksojë njohjen e pavarësisë.", tha Mediu. 

fatmir mediu mbledhja e kuvendeve shqiperi-kosove

Sondazh

Poll