Politike

"Dumani është kriminel elektoral"/ Berisha: Ulsi Manja e solli në Tiranë prokuroren që mbylli dosjen e tij dhe të Ramës

Berisha ka akuzuar Dumanin për manipulim të hetimeve dhe mbrojtje të krimit elektoral në favor të partisë në pushtet.

20 Dhjetor 2024, 13:17 Nga I.A
"Dumani është kriminel elektoral"/ Berisha: Ulsi Manja e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se Dumani po përdor hetimet dhe akuzat si një pronë private dhe se ai ka shpërdoruar detyrën e tij për të bërë pazare politike. Berisha ka përmendur një rast konkret, ku Dumani dërgoi një dosje të rëndësishme te një ish-prokurore, Elizabeta Keshi, e cila mbylli dhe zhvlerësoi çështjen. Berisha ka akuzuar Dumanin për manipulim të hetimeve dhe mbrojtje të krimit elektoral në favor të partisë në pushtet.

"Në deklaratën e tij Dumani tregon se hetimin, akuzën i ka pronë private. Nuk ka ligj në botë që lejon që ti të delegosh për vitin tjetër hetimin, kjo dëshmon se Dumani është një kriminel elektoral. Pasi dërgoi dosjen e Ulsiut dhe Edi Ramës tek Elizabeta Keshi, që nuk kishte asnjë lidhje me të, kjo është ish-prokurore në Peshkopi, dosjen e mbylli ajo, e zhvlerësoi dhe e bëri, Elizabetën e solli tani Ulsi prokurore në Tiranë. Mund të jetë anëtare KLP-je a ku ta di unë e me radhë. Kështu që pikërisht kjo deklaratë dokumenton se Dumani është një kriminel elektoral që bën pazare në favor të partisë së tij, që amniston krimin elektoral se do fillojë nga janari e tutje. E garantoj se do bëhet përgjegjës një për një për këto qëndrime," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll