Politike

"Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët", Haradinaj me tone të ashpra ndaj Kurtit: Çdo veprim i tij është në përputhje me axhendën e Rusisë e Serbisë

Ai tha gjithashtu se është ndjesi e mirë mbledhja e dy Kuvendeve, ndërsa kërkoi edhe ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe NATO. 

20 Dhjetor 2024, 13:14 Nga r.ll
"Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më
ramush haradinaj

PRISHTINË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen mes dy Kuvendeve. Në fjalimin e tij, Haradinaj ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ku tha çdo veprim i tij është në përputhje me axhendën e Rusisë e Serbisë.

Sipas tij, në këto 4 vite marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët dhe për këtë ka bërë sërish fajtor kreun e qeverisë së Kosovës. Ai tha gjithashtu se është ndjesi e mirë mbledhja e dy Kuvendeve, ndërsa kërkoi edhe ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe NATO. 

"Kryeministri ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me axhendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun. Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore, kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit.", tha Haradinaj. 

ramush haradinaj mbledhja e kuvendeve shqiperi-kosove

Sondazh

Poll