Politike

“Terrorizmi të financuar nga Serbia tregon pafuqinë e tyre”, Kurti: Agresioni i Rusisë e ka bërë urgjente anëtarësimin në NATO

Kurti ka theksuar se i gëzon fakti që Shqipëria është anëtare në NATO dhe vend kandidat në BE. 

20 Dhjetor 2024, 12:42 Nga I.A
“Terrorizmi të financuar nga Serbia tregon pafuqinë e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar terrorizmi i financuar nga Serbia në veri të Kosovës tregon pafuqinë e tyre. Gjatë fjalës në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve, Kurti ka theksuar agresioni i Rusisë dhe i Serbinë kanë bërë urgjente faktin që Kosova duhet që të anëtarësohet në NATO. Po ashtu, Kurti ka theksuar se i gëzon fakti që Shqipëria është anëtare në NATO dhe vend kandidat në BE. 

"Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe vend kandidat në BE. Ne do anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Agresioni i Rusisë, sulmet në Kosovë, Rusia dhe Serbia e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO, besojmë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkaojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit. Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri besoj se duhet t’i kushtojmë rendësi 4 kategorive. Sot në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, terrorizmi të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur kur kishin kontrolle i bënin këto akte, ky është fundi i tyre. Aktet terroriste të Serbisë tregojnë dëshpërimin e tyre," tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll