Politike

Pak para nisjes së mbledhjes mes dy Kuvendeve, grupi parlamentar i LDK-së zhvillon takim me grupin e PD-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ata u takuan së bashku në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.

20 Dhjetor 2024, 10:56 Nga r.ll
Pak para nisjes së mbledhjes mes dy Kuvendeve, grupi parlamentar i
takimi

PRISHTINË- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot takim në Prishtinë me deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ata u takuan së bashku në një prej sallave të Kuvendit të Kosovës.

“Ishte kënaqësi takimi me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së. Është obligim i yni që të punojmë për avancimin e interesave të qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka thënë Hoti në postimin e tij të shoqëruar me foto nga takimi. 

Pak para nisjes së mbledhjes mes dy Kuvendeve, grupi parlamentar iPak para nisjes së mbledhjes mes dy Kuvendeve, grupi parlamentar i

Takimi i tyre vjen pak para nisjes së seancës së përbashkët mes parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës.  Sipas axhendës së zbardhur i pari që do të mbajë fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

mbledhje e kuvendeve shqiperi-kosove avdullah hoti

Sondazh

Poll