Politike

"Privimi i lirisë si në burg!" Berisha rrëfen si i kaloi ditët e arrestit në shtëpi: Vështirësia më e madhe, komunikimi me qytetarët

Megjithatë Berisha shprehet se e gjithë kjo situatë me liri të mohuara, përbënte një motivim të fuqishëm.

19 Dhjetor 2024, 22:20 Nga ZH.LL
"Privimi i lirisë si në burg!" Berisha rrëfen si i
Berisha

TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka rrëfyer se si i ka përjetuar 333 ditët e tij në arrest shtëpiak. I ftuar në studion e "Debat" me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, Berisha thekson se privimi i lirisë edhe pse në shtëpi, ishte me atë të burgut.

Megjithatë Berisha shprehet se e gjithë kjo situatë me liri të mohuara, përbënte një motivim të fuqishëm.

Kredemokrati ka shtuar se pavarësisht komoditetin në shtëpi, kishte përjetuar vështirësinë e të komunikuarit me qytetarët duke e konsideruar një vendim absurd. 

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Si ishin muajt e arrestit shtëpiak për ju?

Berisha: Një njeri me liri të mohuara dhe kjo përbënte një motiv beteje për mua. Kur narkodiktatori vendosi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë lloj prove, atëherë motivimi është i fuqishëm, por pasojat janë privimi i lirisë. Je në shtëpi apo në burg, kufizimi është thuajse identik sa i takon lirisë. Sepse vendimi ishte edhe më absurd që nuk lejohej asnjë komunikim veçse me familjarët e afërt, që binte në kundërshti me çdo lloj ligji kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pyetje: Cila ishte vështirësia që kaluat?

Berisha: Komunikimi me qytetarët. Partia nuk është zyrë. Duhet takim me qytetarët, takim me strukturat.

sali berisha

Sondazh

Poll